Presidenti Sinan Idrizi në një mbledhje të zhvilluar paraditen e sotme ka vendosur të shkarkojë trajnerin e vlonjatëve Dritan Sadedini
Rezultatet negative kanë bërë që kreu i kuqezinjve mos të mendohet dy herë për të ardhmen e teknikut të Flamurtarit. Humbja 3-1 në shtëpi kundër Vllaznisë ka lënë shije të hidhur te Idrizi, i cili ka vendosur për shkarkimin e tij.
Ky sezon për kuqezinjtë ka nisur si mos më keq. Në nëntë javë të luajtura, skuadra e Flamurtarit ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Çështja “mbijetesë” është ndërlikuar shumë, ndaj pas mbledhjes së zhvilluar mes drejtuesve, është vendosur që skuadra t’i besohet një trajneri të ri. Pritet me interes të shihet se kush do të jetë pasardhësi i Sadedinit, teksa vlen të theksohet se Flamurtari po kalon ditë shumë të vështira në këtë edicion të Superiores.