Pak ditë më parë Egon Velaj u emërua drejtor i burgut të Vlorës. Pa kaluar shumë kohë nga marrja e këtij posti, News 24 ka mësuar se Velaj është dënuar me 6 muaj burg dhe një vit heqje të ushtrimit të funksioneve publike nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë vitit 2017-2018 kur ka ushtruar të detyrën e drejtorit të ALUIZN-it në Vlorë.
Trupa gjykuese me prokuror Anton Pali dhe gjyqtare Atalanta Zeqiraj vendosi që dënimi i Velajt të konvertohej në 6 muaj shërbim prove.









































