Me 17 gjoba të pashlyera, tenton të korruptojë policin e Rrugores, 31 vjeçari e pëson keq (Pamjet kur i fut lekët te dokumentet)

0
332

Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga një drejtues mjeti i cili ka tentuar të korruptojë një polic duke i dhënë 15 mije leke te vjetra.

“Në funksion të kontrolleve policore parandaluese, nga rrugorët e kryeqytetit është arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, drejtuesi i mjetit me iniciale A. S., 31 vjeç, i cili pas verifikimit se mjeti që ai drejtonte rezultonte debitor me 17 masa administrative me qellim shmangien e sanksioneve ligjore të parashikuara për shkeljen, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë të caktuar lekësh”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here