Google search engine
Home Aktualitet Kërcënonte me armë dhe iu merrte pasuritë qytetarëve, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë...

Kërcënonte me armë dhe iu merrte pasuritë qytetarëve, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë (Deklarata e Policisë)

0
418

Ditën e sotme ka rënë në pranga një 35 vjeçar me origjinë nga Tropoja dhe banues në Tiranë i cili sipas Policisë ka kanosur me armë disa qytetarë dhe iu ka marrë pasuritë.

NJOFTIMI

 Vijon operacioni “Përsëritësit“ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e gjobëvënies. Operacioni nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Vihet në pranga pjesëtari i tretë i një grupi të strukturuar kriminal.

Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në vijim të operacionit Përsëritësit”, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimi disajavor bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. U., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Shtetasi V. U. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit “Përsëritësit”, dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këto persona.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here