Google search engine
Home Politike “Jam në krye të ‘rebelëve’ demokratë”, zbardhet përplasja e Rudina Hajdarit dhe...

“Jam në krye të ‘rebelëve’ demokratë”, zbardhet përplasja e Rudina Hajdarit dhe Korab Litës për kreun e grupit, si ndërprenë edhe Komisionin e Reformës Zgjedhore (Çfarë ndodhi mes tyre?)

0
276

Një luftë e brendshme po zhvillohet brenda grupit demokrat, të cilët nuk i lanë përplasjet edhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në tryezën e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Debatet e forta mes Rudina Hajdarit dhe Korab Litës se kush do e drejtonte grupin parlamentar demokrat të opozitës kanë ndërprerë seancën duke bërë që ajo të niste pak më vonë. Pavarësisht, presioneve, Hajdari ka mundur të ruajë ende detyrën e kryetares së grupit demokrat në parlament.

Për mediat, ajo theksoi se ka mbështetjen e duhur të deputetëve të këtij grupi.

“Grupi demokrat është zgjeruar. Ka mendime të ndryshme brenda, kjo ndodh shpesh. Ju duhet ta kuptoni që natyra e tyre është e fortë. Të gjithë anëtarët e grupit demokrat janë në një mendje kur vjen puna te ndryshimi i sistemit.

Sapo përfunduam një mbledhje. U bë konstituimi i anëtarëve të rinj. Do të miratojmë një rregullore të re. Pas miratimit do të bëjmë votimet. Deri tani kam votëbesimin për të qenë në krye të grupit”, përfundoi Hajdari.

Para disa javësh, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi i kërkoi grupit parlamentar demokrat të zgjidhë mosmarrëveshjet e brendshme për caktimin e kryetarit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here