I dënuar me 15 vite burg për prostitucion në Itali/ Si u arrestua gjatë natës 46-vjeçari në Fier, pritet të ekstradohet (Emri+Video)

0
326

Në prangat e Policisë së Fierit ka rënë Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, pasi rezulton i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”. Pritet që në muajt në vijim të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas shqiptar, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here