Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për mjekun Ardian Kadefçiu i cili ndoqi shtatzëninë e Rexhina Debroves, 25 vjeçares që ndërroj jetë pas lindjes 6 muaj më parë, ai është karguar prej disa muajsh drejt SHBA së bashku me familjarët e tij.
Mësohet se mjeku ka nxjerrë edhe klinikën e tij në shitje, ndërsa nga ana tjetër Prokuroria e Elbasanit i ka dërguar fletë thirrje për akuzat që janë ende nën hetim në lidhje me vdekjen e 25-vjeçares Debrova, 6 muaj më parë. Prokuroria po heton rreth dy akuzave ndaj mjekut, ajo e neglizhencës dhe e mjekimit të pa kujdesshëm.
Ndërkohë ditën e djeshme bashkëshorti i Rexhinës Algert Debrova paralajmëroi mjekët se do të bëjë vetëgjqyësi dhe se gjilpëra që u përdor për Rexhinën gjatë lindjes do të ngulet në syrin e tyre.