Google search engine
Home Politike Gjesti i Borchard, gratë e Astirit i zënë pritë ambasadorit/ Çfarë po...

Gjesti i Borchard, gratë e Astirit i zënë pritë ambasadorit/ Çfarë po ndodh? 

0
2104

Ky mëngjes ka nisur me protesta, teksa banorët e Astirit kanë rrethuar me pankarta në duar një hotel në Tiranë, kundër ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt.

Banorët e kanë pritur teksa ambasadori ishte duke u futur në ambientet e brendshme të hoteli, ku do mbahet një konferencë.

“Borchardt, shame on you”, kanë qenë disa nga pankartat dhe thirrjet e përdorura nga ana e protestuesve.

Kjo protestë vjen vetëm disa ditë pasi Borchard bëri gjestin e turpshëm duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të Astirit. Një ditë më pas ambasadori kërkoi ndjesë publike, por duket se banorët nuk mjaftohen me kaq dhe kërkojnë largimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here