Gazetarja e njohur, Mirela Milori ka shpallur një sfidë për 4 nga politikanet shqiptare.
Ajo ka ftuar dy deputetet e Kuvendit, Vasilika Hysi dhe Elisa Spiropali, dhe dy ish deputetet e PD, Grida Duma dhe Jorida Tabakun, që të bëhen pjesë e kauzës më të re për njerëzit që kanë kufizim shikimi.
Me sytë e lidhura në studion e lajmeve, Milori ftoi zyrtaret e PS dhe PD ‘kontribuo edhe ti në krijimin e një biblioteke audio për njerëzit që nuk shikojnë.
“Sytë e mi janë sytë e tu. Përmes syve tanë, ata mund të shohin gjithë botën.
Ftoj të bëhen pjesë e kësaj kauze më të re deputetet e kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, Elisa Spiropali, Grida Duma dhe Jorida Tabaku”, thotë gazetarja në video-mesazhin e saj.
E para që i është përgjigjur është deputetja Vasilika Hysi.











































