Jonida Maliqi po kalon disa ditë pushimesh në Marrakesh të Marokut. Këngëtarja ka ndarë vazhdimisht në rrjete sociale foto nga momentet e argëtimit të saj dhe eksperiencat e reja që po përjeton. Një ndër to ishte edhe mbajtja e dy majmunëve me të cilët Jonida postoi foto.
Mirëpo pikërisht kjo foto e ka shqetësuar prezantuesin dhe aktorin, Eni Shehu i cili i ka kërkuar Jonidës ta fshijë.
“Ata majmunet vuajne pafund ne ate gjendje me zinxhire… jane torturuar qe te “zbuten”. Imagjino te na lidhin ne, e te na perdorin si atraksion turistik… Te lutem gjithe bota perpiqet ti luftoje ata njerez-kafshe qe shfrytezojne kafshet e pambrojtura per te nxjerre para! Të lutem Jonida hiqe ate foto”, komenton Eni.
“Zemer nuk e ndryshoj dot fatin e tyre por gjithsesi ishte eksperience shume e bukur”, i ka komentuar Jonida teksa komentet mes tyre janë fshirë më pas.


