Google search engine
Home Politike “E kam mundur dhe e mund çdo ditë”, Basha gati të ulet...

“E kam mundur dhe e mund çdo ditë”, Basha gati të ulet në tryezë me kryeministrin

0
382

“Ramën e kam mundur dhe e mund me votë”. Kështu shprehet kreu i PD, Lulzim Basha, në një intervistë për “News24”, duke deklaruar se nuk e ka problem të përballet me kryeministrin Rama në zgjedhje.

Lidhur me dialogun e munguar maxhorancë-opozitë, Basha tha se është qeveria ajo që ka abuzuar me vullnetin e opozitës, ndërsa për deputetët e rinj që janë sot në parlament tha se nuk ka justifikime, por se duhet reflektim.

“Sfida jonë është që qeverinë ta zgjedhë sovrani, jo krimi dhe oligarkët”, thekson Basha.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Z.Basha, shpesh keni artikuluar se për të kapërcyer këtë krizë politike duhet vullnet politik. Juve, konkretisht, a e keni këtë vullnet për t’u ulur për të diskutuar?

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë kompleks as të ulem, as të diksutoj. Ka një problem. Për, të paktën, tre herët e fundit, kryeministri aktual e ka abuzuar vullnetin e opozitës dhe timin personal, për të zgjidhur problemet me dialog. Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me mungesë vullneti, dëshire, do të thoja edhe kapacitetesh, nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër.

Pyetje: Ju i kërkoni kryeministrit Rama të japë dorëheqjen dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por a është e gatshme opozita të përballet me kryeministrin Rama në zgjedhje dhe si do të arrihet kjo, me Ramën kryeministër apo me qeveri tranzitore?

Lulzim Basha: Nuk kemi ne asnjë problem, as si opozitë, as si Parti Demokratike dhe as unë personalisht, sepse Edi Ramën e kam mundur edhe tek e tek dhe e kemi bërë atë betejë. E kam mundur dhe e mund çdo ditë. Nuk është problemi te njeriu, problemi është: do të ketë një palë zgjedhje të tjera si 2016-ta, 2017-ta, ku në vend që të votojnë qytetarët, në vend që të diktojë sovrani me votë, të diktojë krimi?! Oligarkët?! Avdylajt?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here