Google search engine
Home Rajoni Kosova Blindohet Veriu, forca të shumta policie organizojnë super-aksionin/ Zbulohet çfarë po kërkojnë

Blindohet Veriu, forca të shumta policie organizojnë super-aksionin/ Zbulohet çfarë po kërkojnë

0
438

Mitrovica e Veriut është blinduar mëngjesin e sotëm nga forca të shumta policore, të cilat kanë organizuar një aksion ‘blic’.

Mediat kosovare raportojnë se qëllimi i këtij aksioni ka qenë kapja e disa personave të dyshuar për veprën penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Aksioni është duke vijuar akoma.

Këtë e ka konfirmuar për Express Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës

“Ky aksion është duke u bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit të mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.

Aksionin e ka konfirmuar edhe zv.drejtori i policisë së Kosovës në Veri Besim Hoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here