Zbulohen detaje të tjera lidhur me celulën e iranianëve të zbuluar në Shqipëri, të cilët sipas policisë kishin planifikuar organizimin e sulmeve ndaj anëtarëve të MEK në Shqipëri. Policia ka shoqëruar 20 iranianë për t’i pyetur për këtë çështje, ndërsa dyshohet se numri i personave që do të përfshiheshin në sulm është 12. Mësohet gjithashtu se grupi ndihmohej me informacione nga një person që ishte infiltruar në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit.





































