Google search engine
Home Aktualitet Do të sulmonin vendin e shenjtë në Shqipëri edhe në 2019-ën, zbulohet...

Do të sulmonin vendin e shenjtë në Shqipëri edhe në 2019-ën, zbulohet lidhja e celulës terroriste me dy ‘gazetarët’ e arrestuar një vit më parë (DETAJE)

0
345

Detaje të reja kanë dal në dritë nga celula terroristë iraniane, që sipas Ardi Veliut, po planifikonte të kryente sulme terroriste në Shqipëri.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me celulën terroriste iraniane, që do të kryente sulme terroriste në Shqipëri.

Pjesë e celulës me katër anëtarë, që u zbulua nga policia shqiptare, janë edhe dy personat e arrestuar nga uniformat blu për sulmin e dështuar në mars të vitit 2018, në Festën Sulltan Novruzit.

Në atë kohë, policia nuk gjeti asnjë provë për arrestimin e tyre, të kamufluar si gazetarë, dhe i la të lirë, duke i mbajtur nën vëzhgim.

Nga hetimet ka rezultuar se kjo celulë e rrezikshme edhe në muajt e parë të vitit 2019 ka planifikuar sulme terroriste, teksa mbante nën vëzhgim vendqëndrimet e MEK. Ndërkohë, e njëjta celulë dyshohet të jetë përpjekur të kryejë sulme terroriste edhe në Francë, por që ka dështuar ashtu si në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here