Google search engine
Home Politike Ç’po ndodh me opozitën? Fatmir Mediu ngre alarmin: Lulzim Basha dhe Monika...

Ç’po ndodh me opozitën? Fatmir Mediu ngre alarmin: Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të dalin urgjentisht

0
393

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili është njëkohësisht edhe një nga aleatët e Lulzim Bashës ka deklaruar se opozita duhet të dalë urgjent me një produkt për Reformën Zgjedhore. Ai thekson se para se ta bëjë këtë gjë, duhet të ftojë mazhorancën dhe faktorë të shoqërisë civile dhe ndërkombëtarë për të prezantuar draftin e saj.

“Ajo që më intereson më shumë është produkti. Është një tallje me procesin e reformës zgjedhore. Nuk e sjell parlamentin në binarë kushtetues përfaqësues të qytetarëve shqiptarë, krijon një raport më të madh të kontrollit politik nga ana e kryetarëve të partive dhe nuk garanton asgjë për luftën ndaj shitblerjes së votës dhe financimit të partive. Është detyrë e opozitës, në radhë të parë, që të kuptojë që ky proces duhet të kuptojë që ky proces duhet të mbarojë. Ne duhet ta bëjmë të mundshëm sa më parë. Nuk është e rëndësishmja ulja në tryezë, por të kuptosh se çfarë do.Unë nuk e kam kompleksin se me kë po ulem. Unë nuk e di çfarë kanë thënë Basha apo Kryemadhi. Unë them që urgjentisht, opozita shqiptare duhet të dalë me një produkt. A duam ne të kemi zgjedhje të parakohshme, por si do t’i bëjmë pa reformë zgjedhore?! Opozita duhet të jetë serioze në atë që propozon. Unë propozoj: Opozita para se të ketë një draft, duhet të ftojë mazhorancën dhe faktorë të shoqërisë civile dhe ndërkombëtarë për të prezantuar draftin e saj. Nëse ka vullnet, “çështja kush je ti, kush jam unë”, nuk ka vlerë. Vlerë ka produkti që do të prodhosh”, tha Mediu në A2 CNN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here