U vra nga RENEA pasi sulmoi me armë Policinë, ekstremistët grekë vinë në Shqipëri për Kostandin Katsifas (Zbardhet njoftimi) 

0
2339

Më datë 26 tetor do zhvillohet ceremonia përkujtimore për Kostandin Katsifas, i cili u eliminua nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Nisur nga situata e krijuar, gazeta greke “ProtoThema” nxit ekstremistët greke për të ardhur në Shqipëri, ndërsa thekson se shqiptarët do të përpiqen të pengojnë futjen e tyre në Kakavijë.

“Ekstremistët shqiptarë bëjnë thirrje për protestë që të mos lejojnë futjen e grekëve për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Katsifas”, raporton gazeta greke.

Një javë më parë policia ndaloi një person që dyshohet se po ngrinte një memorial në nder të ekstremistit që sulmoi me kallashnikov forcat e rendit në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here