Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka nxjerrë të tjera detaje mbi zhvillimet e fundit të çështjes së nxehtë. Tentativa për eliminimin e ish-truprojës u përgënjeshtrua nga drejtori i burgjeve, Agim Ismaili dhe ka dyshime nëse ajo ka ndodhur vërtet apo bëhet fjalë për një sajesë të mundshme.
Avokati Idajet Beqiri ka hedhur poshtë pretendimet që kanë qarkulluar gjatë se kjo ishte diçka e sajuar.
“Gabohen ata që mendojnë apo besojnë se incidenti, domethënë aksidenti, nuk ka ndodhur. E vërtetë është se ai aksident ishte i mirëpërgatitur dhe ndodhi”, shprehet Beqiri në gazetën Dita.
I pyetur nëse ka ndërmarrë hapa të tjetër në favor të mbrojtjes ligjore të klientit Izet Haxhisë avokati deklaron: “Natyrisht. Kjo është detyra ime, duke parë shkallën e lartë të rrezikshmërisë në të cilën ndodhet klienti im. Izet Haxhia aktualisht është një nga personat më të rëndësishëm nën hetim, gjyqi ndaj të cilit pritet të zbulojë dhe të zbërthejë shumë enigma të një prej periudhave më të errëta të tranzicionit shqiptar. Përgjatë asaj periudhe që Izeti deponon dhe denoncon janë kryer disa nga krimet më të rënda në historinë e Shqipërisë. Prandaj dhe Izeti është një person shumë i rëndësishëm dhe qime doemos kërkon një trajtim special nga shteti. Unë ju kam treguar se Izet Haxhia akuzon Sali Berishën përmë shumë se 23 krime. Kanë shkuar në 30 akuzat e Izetit kundër Saliut. Si avokat i Izetit, pasi e kam mësuar në detaje gjithë historinë e klientit rim, deklaroj me përgjegjësi të plotë se Izeti është i pafajshëm. Vendin e Izetit në burg duhet ta zerë Sali Berisha. Unë jam jurist dhe e nuk ngurroj ta them publikisht se pa u arrestuar Sali Berisha nuk ka dhe nuk do të ketë drejtësi në këtë vend”.