Janë ndarë grupet e punës për çështjet e Reformës Zgjedhore. Mësohet se puna është ndarë në tre grupe, atë të sistemit zgjedhor, emigrantëve dhe financimit të partive.
Për çështjen e sistemit zgjedhor nga qeveria është caktuar Damian Gjiknuri dhe Bashkim Fino, ndërsa nga opozita parlamentare Myslim Murrizi dhe Nimet Musai.
Për çështjen e emigrantëve është caktuar nga qeveria Adnor Shameti dhe Alket Hyseni, dhe nga opozita Korab Lita e Adriatik Alimadhi.
Për financimin e partive politike është vendosur Blerina Gjylameti dhe Klotilda Ferhati nga qeveria, e nga opozita Arben Elezi dhe Ralf Gjoni.
Ndërkohë ditën e enjte do të zhvillohet mbledhja e rashës e komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kjo mbledhje do të mbahet në orën 9:30, te Salla e Grupit në katin e katërt dhe në rendin e ditës do të ketë Konstituimi dhe raportimin e grupeve të punës si dhe prezantimi i paketës së parë që adreson rekomandimet e ODIHR-it për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës.











































