Plas arma në Krujë/ Alarmohen banorët, një i arrestuar (Informacioni zyrtar i Policisë)

0
313

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 47-vjeçar pasi u kap duke qëlluar në ajër me armë zjarri. Mësohet se në pranga ka rënë A. S., 47 vjeç. Sipas bluve kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë telefonuar 112 se 47-vjeçari po qëllonte me armë.

Shërbimet e Policisë Krujë janë nisur në drejtim të adresës së dhënë, ku shtetasi që qëllonte me armë zjarri në ajër u largua sapo pa forcat e Policisë.

Pas krehjes së zonës dhe bashkëpunimit me banorët, Policia lokalizoi, kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin: A. S., 47 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Gjithashtu Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtja pa leje”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here