Ambasada Amerikane publikoi sot emrat e tre zyrtarëve të lartë të korruptuar, Tom Doshi, Adriatik Llalla dhe Vangjush Dako, të cilëve iu është ndaluar përgjithmonë të hyjnë në SHBA. Gjithashtu ambasada paralajmëroi se në ditët në vazhdim, në kuadër të luftës kundër korrupsionit do të publikojë edhe mera të tjerë zyrtarësh të cilëve iu është ndaluar hyrja në SHBA.
Menjëherë pas këtij njoftimi të rëndësishëm të Ambasadës Amerikane, ka reaguar gazetari Basir Çollaku. Në një shkrim në rrjetet sociale Çollaku ka deklaruar se po u hap lista, nuk shkojnë më politikanë në USA.
“Po u hap lista, nuk shkojne me politikane ne USA…
Adriatik Llalla
Vangjush Dako
Tome Doshi
Jane tre emrat e ripermendur sot nga Ambasada Amerikane ne Tirane si non grata per ne USA, per shkak se si zyrtare te larte, jane perfshire ne afera te medha korrupsioni..
Dy prej tyre, Dako e Doshi, me punen e tyre patriotike, i kane dhene Rames nje dyzine deputete, duke e bere ai qe eshte..
Te mendosh se informacioni i Ambasades Amerikane dhe DASH, per politikane e zyrtare te larte shqiptare te korruptuar, eshte i pafundem, shpresojme se do te kemi nje liste qe se paku duhet ta kape 300-shen..”- shprehet gazetari.








































