“Mos ta shikojë Kosovën dhe Shqipërinë me dylbi”, Vuçiç i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Albin Kurtit: Çfarë duan ata?!

0
290

Vetëm pak ditë më parë, pas fitores së bujshme Albin Kurti deklaroi se marrëveshja me Beogradin nuk është prioritet dhe se Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet në vend që të shikojë Kosovën dhe Shqipërinë me dylbi.

Lidhur me këtë deklaratë ka ardhur reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai iu ka thënë gazetarëve se nuk është se nuk e sheh Prishtinën me ‘dylbi ushtarake’, mirëpo dëshiron që një marrëveshje të arrihet.

Duke i përmendur deklaratat e Kurtit për reciprocitet me Serbinë në mënyrë që kjo e fundit t’i lejojë mallrat e Kosovës të eksportohen lirshëm, Vuçiç tha se nuk e di se çfarë në të vërtetë do Prishtina.

“Ata kanë marrëveshjen e CEFTA-së. Kanë eksporte plotësisht falas. Unë nuk e di se çfarë duan”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova duhet ta formojë sa më shpejtë qeverinë.

“Ky cirk rreth formimit të qeverisë së tyre do të zgjasë shumë më tepër sesa ata njoftuan në fillim”, ka përfunduar Vuçiç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here