Kreu i KLP takon sekretarin e SHBA dhe tregon formulën e re / Zbardhen çështjet e “nxehta’ që po diskutohen mes tyre, nga SPAK deri tek zgjedhja e Kryeprokurorit

0
273

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi po zhvillon në këto momente një takim me Jorgan K. Andrees, Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA. Jorgan K. Andrews caktuar në Byronë Nderkombetare të Narkotikëve dhe Çeshtjeve të Zbatimit të Ligjit ku mbikëqyr programet e kësaj byroje në Europe, Azi, duke përfshire edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

Gjithashtu të pranishëm në takim janë edhe Leyla Moses- Ones, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri dhe Julie Craven dhe Michelle Lakomy nga OPDAT.

Kreu i KLP ka shpjeguar ecurinë dhe punë e organit që ai drejton, ndërsa u ndal edhe tek disa tema të rëndësishëm, siç është ngritja e SPAK dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm.

“Ne 10 muaj KLP ka ngritur infrastrukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK. Këshilli është ne hapat e fundit për dy procese te rëndësishme: Zgjedhja E Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritja e SPAK. Këshilli shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë tashmë të votuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK, të cilët kanë kaluar vetingun  me vendim të formës së prerë”-tha Ibrahimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here