Kaloi me sukses vettingun, Komisioneri Publik kërkon “kokën” e kryeprokurorit

0
337

Edhe pse drejtuesi i Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani kaloi me sukses Vettingun, dhe KPK e rikonfirmoi në detyrë më 1 korrik të këtij viti, Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e tij.

Kujtojmë se Madani sipas verifikimit të KPK-së, rezultoi i pastër në të treja shtyllat e vlerësimit.

“Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Artan Madani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë” thuhet në njoftimin e Komisionerit publik. 

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 173, datë 1.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të Artan Madani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here