Vetëm pak minuta më parë Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një video ku tregon emrat e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptarë që iu ndalohet hyrja në SHBA.
Video shërben si ilustrim për mesazhin që ka dhënë sot Ambasada se ”lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Sipas kësaj videoje, Adriatik Llallës, Tom Doshit dhe Vangjush Dakos iu është ndaluar hyrja në SHBA.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Ambasada Amerikane.








































