Google search engine
Home Politike Drejtesi Detajet, ja si ONM po mban në shina vetingun, kërkoi apelimin e...

Detajet, ja si ONM po mban në shina vetingun, kërkoi apelimin e vendimit për 9 gjyqtarë dhe prokurorë

0
332

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit deri më tani ka tentuar të mbajë në shina procesin e vetingut. Politika po e sulmon procesin nga dita në ditë, por përfaqësuesit e SHBA dhe të BE deri më tani nuk kanë lejuar që askush t’ia hedhë paq. Operacioni Ndërkombëtar ka rekomanduar ankorimin e vendimeve për 9 emra dhe që të gjithë kanë shkuar në Apel. I vetmi rast që deri më tani KPA ka vendosur kundër ONM është për Antoneta Sevdarin, ndërsa në të gjitha rastet e tjera të ankimuarit janë shkarkuar. Disa nga emrat e futur në listën e zezë nga ONM janë: Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë; Kastriot Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë; Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme; Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë; Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës; Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë; Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda; Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese; Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, sa i takon ankimimeve të Komisionerit Publik me rekomandimin e ONM, ka marrë deri më tani tre vendime. Në të tre rastet, Kolegji ka pranuar ankimimin e Komisionerit Publik dhe rekomandimin e ONM, duke shkarkuar përfundimisht subjektet. Konkretisht, Kolegji i Apelimit, me rekomandim të ONM dhe me kërkesë të Komisionerit, shkarkoi përfundimisht nga detyra kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Deden, kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin dhe anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmanin. Rekomandimi i fundit i ekipit ndërkombëtar që monitorin zbatimin e ligjit të vetingut, por që mund të kryejë hetime të pavarura për veprimtarinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, është për drejtuesin e Prokurorisë Kavajë, Artan Madani. Ky i fundit u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datën 1 korrik 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here