Disa pamje të frikshme janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në gjimnazin e Portland, Oregon, ku një student u paraqit në klasën e tij me një kallash në dorë.Angel Granados-Diaz, është emri i gjimnazistit 18-vjeçar, i cili krijoi panik dhe terror në klasën e tij.Studenti i cili mban armën, shihet teksa del nga klasa me mësuesen e tij, e cila përpiqet ta qetësojë atë. Video e publikuar nga policia e Oregon tregon momentin ku trajneri i ekipit te gjimnazit, i merr armën nga dora studentit, ndërsa ai shihet teksa përqafon mësuesen