Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror.
Mësohet se aeroplani i vogël u rrëzua ndërsa nga përplasja mori edhe flakë në Belo Horizonte të Brazilit.
Sipas mediave të huaja, aeroplani u rrëzua në një rrugë ku kishte makina, menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti i afërt Carlos Prates.
Sipas zjarrfikësve, aksidenti ka goditur disa automjete dhe deri më tani raportohet për tre persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur.