Google search engine
Home Politike Drejtesi Po mban ‘peng’ garën për Kryeprokuror, ndodh sot ajo që nuk pritej...

Po mban ‘peng’ garën për Kryeprokuror, ndodh sot ajo që nuk pritej në seancën për Lulzim Alushajn

0
371

Sot do të mbahej seanca e radhës për Lulzim Alushajn, i cili skualifikua nga gara për Prokuror të Përgjithshëm. Mirëpo kjo seancë është shtyrë për herë të dytë.

Mësohet se mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që vendimi të shtyhet për në 25 Tetor.

Alushaj paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e cila e nxori jashtë garës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm me motivin se nuk kishte përvojën e mjaftueshme si jurist (15 vite). Ndërkaq, gara për kryeprokuror do të vijojë të jetë e bllokuar derisa të jepet vendimi për Alushajn.

KLP-ja ka caktuar listën përfundimtare me 3 kandidatë për Prokurorin e Përgjithshëm: kryeprokuroren aktuale Arta Marku, Prokurorin e Krimeve të Rënda Olsjan Çelën dhe Prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçajn

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here