Vrasja e Kostandin Kacifas në 26 tetor vitin e shkuar nga RENEA, pasi ekstremisti grek qëlloi me armë drejt tyre, duket se nuk po kalon kaq lehtë tek grekët.
Lidhur me këtë ngjarje të ndodhur në Bularat Motra e Kacifas, që mediat greke e konsiderojnë “vorio-epiriot”, kërkon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka një thirrje për qeverinë e re greke.
“Unë i bëj thirrje qeverisë së re të bëjë presion për sqarimin e vrasjes së Kostandinit,” thotë motra e tij për televizionin “Start”.
Violeta, motra më e madhe e Katsifa, reagon për herë të parë në publik, duke kërkuar të dijë se si u vra vëllai i saj.
“Na tregoni nëse ka diçka pse ata ekzekutuan vëllain tim. Na jepni dosjen e çështjes. Diçka duhet të ishte dhënë. Nuk ka asnjë përgjigje serioze përgjegjëse. Ata duan një zgjatje tjetër. 2020. Nëse ata kanë video pse nuk na tregojnë? Familja nuk mund të qëndrojë në atë mënyrë“, ka thënë ajo.
“Ata përpiqen të varrosin gjithçka në harresë”, thotë kunati i Katsifas, Timoleon.