Me shpejtësi marramendëse, del videoja e rëndë e aksidentit të tmerrshëm të vëllait të deputetes Blerina Gjylameti (Zbardhen dyshimet e policisë)

0
373

Është bërë publike video-ja e momentit të aksidentit të vëllait të deputetes Blerina Gjylameti, Elton Maçollit. Ai u aksidentua dy netë më parë në tunelin Tiranë-Elbasan teksa po udhëtonte me shpejtësi 146 k/h.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në orën 20:19:25, teksa Mucolli ishte duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv, duket momenti kur 37-vjeçari si pasojë e shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara që po lëvizte brenda tunelit të aksit Elbasan -Tiranë godet nga pas një maune të tonazhit të lartë, pra nuk ka pasur parakalim të gabuar.

Goditja e fortë ka qenë fatale për Macollin, pasi makina e tij tip ‘Seat’ e modifikuar nga benzinë në impiant gazi u shkatërrua plotësisht duke i marrë jetën. Sipas policisë dyshimet kryesore janë se Elton Macolli mund të ketë qenë i përgjumur në momentin e aksidentit, pasi nuk ka arritur që të frenojë.

Edhe ndërhyrja me shpejtësi e zjarrfikëses nuk mundi ti shpëtonte jetën 37-vjeçarit, pasi goditja ishte shumë e fortë si pasojë e shpejtësisë, 66 km/ h mbi normën e lejuar. Elton Maçolli punonte pranë bazës ajrorë të helikopterëve në Farkë, ndërsa ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here