Lëkundet sërish Shqipëria 1 muaj pas tërmetit të fortë të 21 shtatorit, ja ku ishte epiqendra

0
435

Vetëm një muaj pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8, që tronditi Shqipërinë, duke shkaktuar mjaft dëme në Tiranë dhe Durrës, lëkundje të tjera janë ndjerë mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm në vend, duke rikthyer panikun te qytetarët.

Lëkundjet e tokës janë shënuar mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm, këtë radhë të zhvendosura në veri të vendit.

Instituti i Gjeoshkencës njofton se lëkundja e parë është shënuar në orën 23:15, me magnitudë 3.1, 32 kilometra nga qyteti i Peshkopisë dhe 24 kilometra nga verilindja e Librazhdit. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, në orën 07:25 është regjistruar lëkundja e dytë, me një magnitudë 2.4, sërish në qytetin e Librazhdit.

5dad5451c9117termet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here