Julian Assange mezi thotë emrin e tij në gjyqin kundër ekstradimit në SHBA

0
361

Kreu i rrjetit Wikileaks, Julian Assange dukej sot që mezi mbante lotët teksa tha se  “nuk mendoj dot si duhet” teksa u paraqit në seancën gjyqësore kundër ekstradimit të kërkuar nga SHBA. Assange belbëzonte e mezi nxirrte fjalët teksa konfirmoi emrin e tij e datën e lindjen, duke rritur spekulimet se ndaj tij është abuzuar qëllimisht në burgun britanik për ta bërë të paaftë të mbrohet në gjyq. Qeveria e SHBA kërkon ekstradimin e 48-vjeçarit në lidhje me publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara ku janë paraqitur abuzimet dhe shkeljet e qeverisë dhe ushtrisë së SHBA brenda dhe jashtë vendit. Avokati i Assange, Mark Summers, e përshkroi tentativën e ekstradimit si një  “tentativë politike” nga administrata e SHBA “për t’i treguar gazetarëve pasojat e publikimit të informacioneve të paautorizuara”. Assange, i cili mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh të Britanisë, i tha gjyqtares se po luftonte kundër një “superfuqie” me “burime të pakufizuara” ndërsa duke mbajtur lotët tha: “Nuk arrij të mendoj si duhet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here