I zunë ‘pritë’ kryeministrit Rama, artistët nuk tërhiqen para policisë (Çfarë po ndodh tek Teatri Kombëtar?)

0
326

Aktivistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar kanë vendosur një parullë  para tij ku shkruhet “Monument kulture, mbrohet nga populli”. Pikërisht në këtë hapësirë po zhvillohet një aktivitet i Ministrisë së Mbrojtjes, ku pritet që të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama.

Duket se organizatorët e protestës për mbrojtjen e Teatrit kanë pasur një debat me policinë, siç thotë Budina, konstruktiv.

“Ata na kërkuan që ne të mbulojmë tabelën deri në mbyllje të aktivitetit. Ne u thamë se nuk është detyra jonë ta mbulojmë, por ndërkohë mund të mbulohet me trupat e policëve për të vazhduar aktivitetin kryeministri”, tha Budina.

Neritan Licaj, aktor, ndër kryesorët e qëndresës për Teatrin prej mëse një viti thotë se Aleanca në mbrojtje të Teatrit ka kohë që ka kërkuar negociata me qeverinë dhe nuk është pranuar prej tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here