Caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, zbulohet se kush do jetë kryeministër teknik (Emri)

0
365

Maqedonia e Veriut ka shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. 100 ditë para zgjedhjeve do të formohet qeveria teknike, apo siç njihet ndryshe në opinion “Qeveria e Përzhinos”.Kryeministër teknik do të jetë ministri aktual i punëve të brendshme, Oliver Sopasovski.

Sopasovski në krye të qeverisë teknike ende nuk është konfirmuar nga organet partiake e as nga partnerët e koalicionit qeverisës. Vendimi unanim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme u mor gjatë takimit të djeshëm mes liderëve, të thirrur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Partitë opozitare prej një kohe të gjatë kërkonin zgjedhje të parakohshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here