Shpërthimi i fuqishëm me tritol në makinën luksoze në Tiranë, zbulohen detajet e rënda rreth së kaluarës së shoferit dhe lidhja e tij me persona me rrezikshmëri kriminale

0
328

Mëngjesin e sotëm një shpërthim me tritol në makinën e shtetasit Artion Bylyku tronditi Tiranën, pranë zonës së quajtur ish-Frigoriferi.

Ndërkohë detaje të reja kanë dal në dritë, ku mësohet se Bylyku para disa vitesh është përfshirë në një sherr me një grup kriminal. Madje ai ka qenë në hetim për një vrasje të ndodhur në vitin 1992.

Bylyku është marrë në pyetje. Ai është shprehur se nuk ka pasur konflikte më asnjë person. Bylyku merret me tregti makinash, është me letra gjermane dhe pjesën më të madhe të kohës jeton në Gjermani. Gjithashtu edhe makina e tij është me targa gjermane.

Makina ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur ngjitur me ‘Frigoriferin’ dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë që i është vënë një Benzi CLS, e cila është në pronësi të shtetasit Artion Bylyku. Mësohet se makina ka qenë e parkuar pranë një pallati dhe se shpërthimi ka ndodhur sapo shoferi ka ndezur makinën. Sipas qytetarëve Bylyku ka shpëtuar mrekullisht pa plagë serioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here