Google search engine
Home Politike PD drejt paktit me PS, del me propozime konkrete për të ndërhyrë...

PD drejt paktit me PS, del me propozime konkrete për të ndërhyrë në ligje dhe Kushtetutë, alarm në LSI

0
337

Partia Demokratike vijon të japë sinjale të forta sa i takon thirrjes së ndërkombëtarëve për tu ulur në tryezë me Partinë Socialiste, për reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat, kreu i grupit të punës për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha dje sePartia Demokratike ka filluar punën për reformën zgjedhore, jo thjesht për të treguar se nuk është ajo që bllokon procesin e reformës, por për të bërë gati zgjidhjet për çdo problematikë, që sipas opozitës duhet të përfshijë reforma për të garantuar një proces të lirë e të ndershëm. “Prioritete si ato që janë; financimi i partive politike që është një çështje prioritare për sa na takon ne, është votimi elektronik mbetet një çështje shume e rëndësishme për të shmangur manipulimet që bëjnë partitë politike nëpërmjet komisionerëve apo elementeve kriminale për të manipuluar votën e shqiptarëve. Gjithashtu ne do të diskutojmë çështje të rëndësishme si sistemi zgjedhor, administrata zgjedhore apo votimi i emigranteve”, ka deklaruar për mediat Bylykbashi. Zërave se mund të ketë një marrëveshje mes PD dhe PS për reformën zgjedhore, i ka dhënë një konfirmim Bylykbashi duke folur për konsensus mes palësh. Edhe pse ende nuk ka konsensus për mekanizmin që përfshin opozitën nëprocesin e reformës, PD nuk e njeh Komisionin e Reformës Zgjedhore e rruga për miratimin e saj me konsensus për PD është vetëm një. “Ne ecim me idenë që sigurisht që mekanizmi jashtë parlamentar do të çojë drejt një dakordësisë për zgjidhje specifike e më pas aprovimi nga Parlamenti pa ndryshim të asaj që bihet dakord në këtë mekanizëm që do të prodhojë konsensusin politik”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, eksperti i zgjedhjeve në PD, Oerd Bylykbashi është i vetëdijshëm se ndryshimi i ligjeve nuk mjafton, teksa shton se kjo është edhe kërkesa e ndërkombëtarëve. “Shitblerja e votës që është rekomandim prioritar, presioni mbi zgjedhësit në mënyre të veçantë mbi ata që punojnë në administratë, janë sot të ndaluara nga Kodi Zgjedhor e Kodi Penal, por nuk ka as ndjekje penale e as garanci që jepen nga KQZ apo gjykatat e për rrjedhojë për këto sado që ta ndryshojmë Kodin Zgjedhor nuk ndryshojmë asgjë në lidhje me mungesën e vullnetit të Edi Ramës dhe qeverisë për ta zbatuar. Këtë kërkojmë ne dhe ndërkombëtaret janë gjithnjë e më afër një ideje që do të çonte në një zgjidhje efektive pa u marrë shumë me modalitetet formale”, tha ai. Po të shohim si do reagojë LSI,e cila i trembet reformës zgjedhore. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here