Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ka komentuar menjëherë vendimin final për mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE.
Sipas Tusk nuk pati unanimitet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Do t’i rikthehemi kësaj çështje në maj”, tha Tusk, duke shtuar se “nuk e kanë fajin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lidhur me këtë, të dyja kanë bërë gjithçka i ishte kërkuar të bëjnë”.