Google search engine
Home Lifestyle “Në jetë mund të kem bërë zgjedhje të gabuara”, Mariana Kondi flet...

“Në jetë mund të kem bërë zgjedhje të gabuara”, Mariana Kondi flet për miqësinë me këngëtaren e njohur shqiptare dhe na la pa fjalë (FOTO)

0
350

Aktorja e teatrit Mariana Kondi është shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe publikon vazhdimisht foto duke ndarë me ndjekësit e saj momentet e bukura.

Ditën e djeshme, përmes një postimi në Instagram, ajo ka dhënë provat që një miqësi e vërtetë ekziston, për të gjithë ata që mund të dyshojnë. Aktorja ka publikuar një foto ku shihet pranë mikeshës së saj, këngëtares së njohur Artjola Toska dhe i ka dedikuar fjalët më të sinqerta dhe më të ëmbla.

“Në jetë mund të kem bërë zgjedhje të gabuara me të cilat jam zhgënjyer! Një libër e kam zgjedhur nga kopertina, por faqet ishin të bardha (sidomos tek poezitë). Një këngë e kam dëgjuar për shkak të një emiocioni të momentit, emocion kalimtar si pëlqimi i asaj kënge! Veshjet mund t’i zgjedh për shkak të modës por nuk më bëjnë moderne! Çantat i dua të mëdha dhe ato janë bosh! Në shumë çka mund të kem gabuar, por jo në zgjedhjen e shokëve apo të shokve! Një ndër to je ti Artjola Toska”, ka shkruar Mariana krahas postimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here