Avokati Spartak Ngjela reagoi ditën e djeshme në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela deklaroi se Franca nuk mund të pengojëintegrimin e vendit, duke shtuar se SHBA dhe Gjermania janë aleatet më të mëdha të Shqipërisë. “Asnjë gjë nuk i bën më dot Franca Shqipërisë. Ajo ishte, në fakt, fuqia retrogradëqë i dha në vitin 1912 Serbisë dhe Greqisë mbi 80 mijë kilometra katrorë territor shqiptar. Asgjë nuk i bën dot më sot Shqipërisë. Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve tëBashkuara dhe Gjermanisë. Rruga e Shqipërisë sot është likuidimi i korrupsionit antikombëtar të lidershipëve politikë të të dy krahëve të politikës. Të tjerat janë pas dhe vijnë mbrapa. Rusia dhe Franca janë në dekadencë nga borxhet. Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë. Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do bashkim me skemë të plotë, dhe të dy shtetet shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, duhet të bashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Ngjela. Avokati u shpreh se Shqipëria sapo ka filluar reformimin e historisë në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se politika franceze xhelozon për raportet e fuqishme shqiptaro-amerikane. “Xhelozia e politikës francezë është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Makron. Le të pëlcasë nga marazi! Shqipëria tani ka filluar reformimin real të historisë së saj në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e vërteta. Asgjë nuk i bën dot nesër politika franceze të ardhmes historike të Shqipërisë natyrore në Ballkanin Perëndimor… dhe aleancës së fuqishme shqiptaro-amerikane. Le të veprojë si të dojë i vogli Makron”, u shpreh avokat Spartak Ngjela. Ndërkohë që ditën e sotme 28 vendet anëtare në Bashkimin Europian do të vendosin për fatin e Shqipërisë, nëse do i hapen negociatat.