Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një grabitjeje në një farmaci në Brazil.Grabitesit e armatosur kanë hyre me shpejtësi dhe kanë kërkuar paratë. Në banak ka qenë edhe një grua e moshuar, që duket se kishte zgjedhur momentin e gabuar për të blerë ilaçet. Në panik, ajo ka ngritur duart lart dhe i ka dhënë paratë që kishte me vete grabitësit. Por ai e ka befasuar, pasi e ka puthur në ballë dhe i ka thënë: Jo zonjë, rri e qetë, nuk i dua paratë e tua. Pamjet janë nxjerre nga kamerat e sigurisë së farmacisë, ndërkohë qe pronari Samuel Almeida tha se autorët sapo hynë kerkuan paratë dhe morën nje sasi parash, por jo ato që u dha e moshuara.