Presidenti Donald Trump është bërë shpesh objekt i talljeve në rrjet, por së fundi më shumë sesa vetë ai vëmendjen e ka rrëmbyer një përkthyese italianë që qëndronte pas krahëve të presidentit të SHBA-ve.Teksa ndodhej në një takim në Shtëpinë e Bardhë së bashku me presidentin italian, Sergio Mattarella, Trump ka lëshuar perlën e radhës.Momenti kur përkthyesja ka reaguar në mënyrë të tillë ka qenë kur Trump ka thënë se SHBA ka një histori të përbashkët me Italinë që daton që nga Roma e lashtë. Ndërsa Trump po fliste, njerëzit ishin të shpejtë për të tërhequr vëmendjen ndaj mimikës së përkthyeses italiane, ndërsa ajo ulej pas tij dhe Mattarella-s duke marrë shënime. Trump po fliste për dashurinë e tij për italianin Christopher Columbo dhe gjithashtu vazhdoi të argumentojë se marrëdhëniet e Amerikës me Italinë datojnë shumë më parë.