Mbrëmjen e djeshme gazetari Artan Hoxha deklaroi se ngjarja që tronditi Kavajën ka një prapavijë të lidhur me prishjen e pazareve të drogës, dhe Marsida Qatja është në rrezik. Mirëpo që pas deklaratave të bujshme të Hoxhës, Marsida duket se nuk po gjen qetësi dhe në rrjetet sociale po publikon mesazhe të njëpasnjëshme.
Pasi publikoi në mëngjes një mesazh që burri i kishte dërguar nga burgu ku po vuan dënimin në Gjermani ku i kërkonte të bënte gati pasaportën dhe të shkonte aty t’ia sqaronte gjithçka vet, Marsida ka publikuar një tjetër mesazh sërish pak minuta më parë.
Së fundmi, ajo ka postuar në rrjetet sociale një thënie, të cilën e ka theksuar edhe më shumë duke e vënë si foto në profilin e saj në facebook.
Nëpërmjet kësaj foto, Qatja përcjell mesazhin se jeta është si një libër dhe se disa miq janë aty për një faqe, të tjerët për një kapitull, por ata të vërtetët janë aty për të gjithë historinë.









































