Këshilltari Kryeministrisë për Mediat dhe Publikun,Endri Fuga ka ndarë një status në rrjetin social Twitter ku shkruan: “Shqipëria kërkohen hapjen e negociatave, jo integrim të menjëhershëm në BE’’. Reagimet kanë qenë të shumta, ndër ta gazetari gjerman Ëolfang Munchau kundërshton proçesin e zgjerimit të BE-së, pasi ‘’kjo strategji po del jashtë kontrollit’’. Ai bazohet te deklarata e djeshme e presidentit të Francës Emmanuel Macron, i cili shtoi se vendi jonë dhe Maqedonia e Veriut nuk janë gati për të nisur fazën e bisedimeve për integrim në BE.
Menjëherë pas këtij komenti ka reaguar edhe gazetari boshjak Esmir Milaviç, i cili kritikon qëndrimin e kolegut Muncheu duke u shprehur se ‘’ai është jashtë realitetit, teksa dëgjon presidentin amerikan Donald Trump’’.
