Pas kërkesës që i bëri Prokuroria, Gjykata ka caktuar masën ‘Detyrim Paraqitje’ për Marsida Qatjan. Kjo masë sigurie u vendos bazuar tek fakti që Qatja është nënë e tre fëmijëve.
Qatja është nën akuzë për përshtatje të ambjenteve të banesës për konsumim droge.
Më herët, u mësua se Qatjas i është hequr e drejta për të lëvizur jashtë vendit. Duke qenë se bashkëshorti i saj vuan dënimin në një burg të Gjermanisë, dyshohet se ajo mund të dilte jashtë Shqipërisë duke shkuar tek ai.