Google search engine
Home Aktualitet “Mos fol më në media”! Pas marrjes së pasaportës, Gjykata pritet të...

“Mos fol më në media”! Pas marrjes së pasaportës, Gjykata pritet të japin masën e sigurisë për Marsida Qatjan

0
439

Ka pasur informacione se Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, e për këtë arsye, Prokuroria e cila e ka marrë në hetim, i ka hequr pasaportën 30 vjecares.

Marsida e ka pasur ritual udhëtimin një herë në muaj në Gjermani, aty ku takonte bashkëshortin e saj që ndodhet në burg.

Por tashmë ndaj saj është regjistruar procedim penal pas vrasjes që ndodhi në banesën e saj dhe ka kërkuar detyrim paraqitje, por gjykata ende nuk ka dhënë vendim për masën e sigurisë. Seanca pritet të mbahet sot.

Gjithashtu në Prokurori Qatjas i është kërkuar të mos flasë më në media për ngjarjen pasi është person që ka dijeni dhe mund të rrezikojë hetimet.

Në banesën e Qatjas u vra Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toci. Ky i fundit është shefi i sigurisë së brendshme pranë burgut të Durrësit dhe ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Policia ditën e krimit tha se ngjarje ka ndodhur për motive xhelozie. Por ndryshe nga deklarimet e saj para oficerëve, Qatja në media e mohoi të ketë pasur lidhje intime me Haxhollin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here