Nisur nga denoncimet për manipulime të ndryshme me numërimin e votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërimin e votave në 530 qendra votimi.
Ky vendim u bë publik sot në një konferencë për mediat nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Burim Ahmetaj nga QNR foli edhe për numërimin e votave të diasporës që ka përfunduar mbrëmë, ndërsa tha se janë në fazën e fundit që t’i hapet rrugë edhe numërimit të votave me kusht.
Sa i përket gjetjeve nga raporti i auditimit, ai prezantoi pesë rekomandime, me anë të të cilave KQZ-ja më pas votoi për rinumërim të votave.
“Rastet kur subjekti nuk ka vota, ndërsa kandidatët kanë dhe numri i tyre është 81. Gjithashtu, kemi raste kur kandidati për deputet ka më shumë vota se vetë subjekti e kjo është bërë në 89 vendvotime. Po ashtu, edhe kur të gjithë kandidatët brenda një subjekti kanë më shumë vota se vetë subjekti”.
Ahmetaj tha, gjithashtu, se kanë hasur edhe në raste kur ka më shumë fletëvotime sesa janë shënuar në formularët e rezultateve.











































