Google search engine
Home Aktualitet Gruaja ngiste makinën, policia ndalon çiftin në Shkodër dhe pas kontrollit të...

Gruaja ngiste makinën, policia ndalon çiftin në Shkodër dhe pas kontrollit të befasishëm zbulon lëvizjen e tyre të paligjshme/ E rëndë ajo që iu gjetën (EMRAT)

0
336

Mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy persona në Shkodër.  Gentian Ndrecaj dhe Vera Ymeraj u arrestuan në një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

“Në kuadër të masave të marra për parandalimin e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Greqia për në Shqipëri me destinacion vendet e BE-së, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë-organizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Golemi”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. N., 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe. V. Y., 53 vjeçe, banuese në Shkodër, tha Policia.

Në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, këta shtetas u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y., 4 shtetas me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së (Italinë).

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘’Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’’ në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here