Arrestohet xhaxhai i vëllezërve Kusi që vranë teknikun e kondicionerit në Tiranë, si ‘e fundosi’ kontrolli në banesë (DETAJE)

0
325

Policia e ka vënë në pranga xhaxhain e vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët janë ende në arrati dhe  akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Lulzim Kusi pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e këtij të fundit u gjet 1 armë zjarri e dyshuar kallashnikov, 4 krehëra me fishekë, dylbi dhe 17 fishekë.

Vëllezërit Griseldo e Albano Kusi dyshohet se ekzekutuan me armë zjarri punëtorin e kondicionerëve, të riun Indrit Çelajn, i cili po kryente punime në shtëpinë së tyre në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here