Trupat amerikane dorëzojnë paqësisht qytetin sirian te forcat ruse

0
385

Në një zhvillim të paprecedentë në qytetin sirian të Manbixh, Pentagoni konfirmoi sot se po dorëzon qytetin te ushtria ruse pas sulmit ushtarak nga Turqia. Zhvillimi vjen pak pasi presidenti Donald Trump tha se Asad “natyrisht që kërkon të mbrojë kurdët” dhe se problemi duhet t’u lihet forcave vendase. Një ditë më parë baza amerikane në Manbixh ishte filmuar e zbrazur nga SHBA teksa karvanet amerikane po largoheshin me nxitim pas marrëveshjes së arritur mes kurdëve dhe ushtrisë së Sirisë.  Mediat ameriakne thonin se forcat e mbetura të SHBA po ndihmojnë rusët të vendosen aty. Tashmë flamuri sirian është ngritur në disa vendndodhje më parë kurde të rajonit, ndërsa është ende e paqartë se cili do të jetë roli i rusëve. Avionët rusë kanë nisur të qarkullojnë në rajon teksa forcat turke po bombardojnë pozicionet kurde. Mediat raportojnë se zhvillimet e shpejta po nxiten nga ndërmjetësimi rus mes palëve, përfshi dhe SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here