Google search engine
Home Politike “Po mundohen të më hedhin poshtë”, Rudina Hajdari nxjerr zbuluar prapaskenat për...

“Po mundohen të më hedhin poshtë”, Rudina Hajdari nxjerr zbuluar prapaskenat për shkarkimin e saj: U kërkova të më jepnin një javë kohë!

0
276

Pas zërave për përçarjen e grupit demokrat, deputetja Rudina Hajdari ka dalë me një deklaratë të jashtëzakonshme për të sqaruar shkarkimin e saj nga posti i kryetares së grupit parlamentar demokrat që u përfol dje në media.

Teksa bëri fajtorë tre deputetët Alban Zeneli, Arben Elezi dhe Korab Lita, për të cilët tha se po mundohen të largojnë vëmendjen nga hapja e negociatave, ajo nuk la pas edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Ata po mundohen të më hedhin poshtë. Pengesa e vetme këtu është opozita brenda parlamentit”, tha ajo.

Sipas saj Basha nuk do që të realizohet reforma zgjedhore. Ndërkaq, Hajdari dha detaje nga mbledhja e grupit demokrat, ku sipas saj ishin mbledhur për të ngritur grupin e punës për Reformën Zgjedhore.

Deputetja theksoi se papritur në mbledhja është bërë propozimi për shkarkimin e saj. Hajdari ka hedhur poshtë pretendimet e Korab Litës se dha dorëheqjen, por sipas Hajdarit u kërkoi deputetëve 1 javë kohë.

“Ajo mbledhje u mblodh për një arsye tjetër. Në mëngjes ne kemi pasur një takim të përbashkët me dy ambasadorë për Reformën Zgjedhore. Pas kësaj mbledhje do ndanim grupet e punës. Jemi ulur, me deputetë e grupit demokrat. Ishin këta tre persona që gjatë mbledhjes së paparashikuar. Grupi nuk u fokusua në shkarkimin e kryetares, por për të ndarë grupet e punës për reformën. Më pas gjatë mbledhjes u ngrit kjo çështje nga këta deputetë. Unë u thashë më lini një javë kohë. Por pretenduesi, e bëri fakt të kryer që unë dhashë dorëheqjen. Absolutisht jo, toleraca ime u përdor. Kjo e shtyu Litën ta bënte fakt të kryer”, tha deputetja.

“Grupi akoma ekziston, unë sapo kam dorëzuar një shkresë që rendit të gjitha problematikat e asaj shkrese. Përveç kësaj ka patur edhe 2 tërheqje të tjera, i është thënë që Rudina ka dhënë dorëhejen. Unë thashë dakord ju keni këtë propozim, unë thashë ti japim vetes kohë, ta mendojmë, duhet të më jepni pak kohë se cfarë po ndodh realisht dhe nuk mund të më thuhet mua. Në krye të këtij grupi unë nuk erdha se ua imponova të tjerëve, nuk ishte kërkesa ime. Hapi i radhës është që grupi të zgjerohet edhe më shumë. Bashkimi i votave tona përbën fuqi’, shtoi Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here